Asset 4

Para Fillor

3 deri 6 vjeç

Niveli para fillor përfshinë edukimin e hershëm, përkujdesjen ditore, dhe edukimin parashkollor.

Niveli : Parashkollor

Qëllim i veçantë i edukimit parashkollor është që në bashkëpunim me kujdestarët të promovojë kushtet e zhvillimit dhe të mësuarit për fëmijët. Të forcojë aftësitë e tyre për tu shoqëruar si dhe të nxisë vetëvlerësimin e shëndoshë përmes lojës dhe përvojave pozitive të të nxënit. Edukimi parashkollor përdor pedagogjinë e edukimit në fëmijërinë e hershme dhe merr parasysh interesat dhe dëshirat e fëmijëve në organizimin e mësimdhënies. Shfaqja në format e saj të ndryshme është shumë e pranishme në aktivitetet parashkollore. Kujdestarët janë partnerë të rëndësishëm në planifikimin, zbatimin dhe vlerësimin e aktiviteteve. Bashkëpunimi në baza multidisiplinare nevojitet për të mbështetur rritjen dhe të mësuarit, si dhe kujdesin ndaj nxënësve.

Cikli parashkollor është i orientuar me mësim përmes objektivave. Objektivat e mësimdhënies përcaktohen sipas planprogramit. Në kurrikulë, nuk janë të caktuara qëllimet e përbashkëta për nivelin e njohurive të të gjithë nxënësve. Mirëpo objektivat individuale për secilin nxënës veç e veç ndikojnë në mësimnxënien dhe rritjen e fëmijëve, kështu që mësuesit marrin parasysh secilën nevojë individuale të nxënësve, dëshirat e tyre dhe objektivat e paracaktuara në bashkëpunim me kujdestarët.

Personeli parashkollor i merr në konsideratë këto nevoja dhe dëshira për hartimin e mësimdhënies dhe zhvillimit të mjediseve mësimore. Një plan i vecantë mësimi është hartuar për nxënësit për të ju siguruar mbështetje, dhe një plan tjetër special i mësimdhënies (STP) është përgatitur për fëmijët me nevoja të veçanta.

Edukimi parashkollor ndihmon dhe mbështet zhvillimin fizik, psikologjik dhe social të çdo fëmije, si dhe zhvillimin e njohurive dhe aftësive të tij / saj. Në të njëjtën kohë, qëllimi është parandalimi i çdo vështirësie që mund të shfaqet përgjatë këtij rrugëtimi.

Roli i fëmijeve forcohet duke vlerësuar ndërveprimin, përvojat e gjithanshme të të nxënit dhe duke inkurajuar përmirësimin e vazhdueshëm. Gjatë edukimit parashkollor, fëmijët mësojnë për mjedisin rrethues, njerëzit dhe natyrën, si dhe diversitetin e tyre. Loja dhe përdorimi i imagjinatës kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin pozitiv të fëmijëve dhe mësimin e njohurive dhe aftësive të reja. Edukimi parashkollor ju ofron fëmijëve mundësi për ndërveprim, forma të ndryshme të shprehjes dhe përvoja të reja. Dëshirat e fëmijëve integrohen në mjedise të ndryshme mësimore. Në këtë mënyrë fëmijët do të kenë mundësinë të shoqërohen dhe të kënaqen me mësimin.