Çka e krijon rrugëtimin e duhur për të mësuar?

Cka e krijon rrugëtimin e duhur për të mësuar?

Arsimimi në Shkollën Finlandeze të Kosovës (FSK) bazohet në perceptimin e vlerës absolute të fëmijërisë dhe rinisë. Bazat e kurrikulës bazohen në konceptin e të nxënit sipas të cilit nxënësi është pjesëmarrës aktiv.

Ne duam që fëmijët të ndihen rehat dhe të sigurt në shkollë. Ne duam t’u japim atyre mundësinë për të gjetur kënaqësinë gjatë të mësuarit.

Përgjegjësia kryesore e gjithë stafit të shkollës është të mbështesë fëmijët në rritjen e tyre. Mund të kemi testim për t’u njohur me aftësitë dhe shkathësitë e tyre. Duke ditur nivelin e zhvillimit të tyre të përgjithshëm, ne jemi në gjendje të planifikojmë rrugët individuale të mësimit për nxënësit tanë. Për ne vlerësimi është një proces bashkëpunues që e mundëson të mësuarit.

Mësimdhënësit tanë janë shumë të kualifikuar dhe të përkushtuar për të mbështetur secilin fëmijë, në po aq mënyra të ndryshme sa ka fëmijë. Çdo fëmijë ka mënyrën e tij të të mësuarit, ka interesat e veta dhe sfidat vetanake. Ne kujdesemi për mirëqenien holistike të nxënësve. Kjo është arsyeja pse ne kemi mësues të veçantë, një ekip të arsimuar të asistentëve, punonjësve socialë dhe infermierë si pjesë e ekipit të ekspertëve në shkollë.

Ne aplikojmë metoda të mësimdhënies të përshtatura për moshën, bëjmë të nxënit interesant dhe mbështesim pasionin e përjetshëm të nxënësve për të mësuar. Nxënësit udhëhiqen për të punuar në role të ndryshme, për të ndarë detyrat dhe për të qenë përgjegjës për qëllime personale dhe kolektive.

Mjedisi i të nxënit do të jetë gjithandej. Ne do të përdorim mjedisin e kampusit për të mbështetur kurrikulën duke marrë parasysh nevojat për hapësirat frymëzuese për artet, dixhitalizmin dhe lojën në mësimdhëni dhe mësimin e lëndëve dhe kompetencave të ndryshme. Përveç ambienteve të brendshme në kampus, shkolla shfrytëzon edhe ambientin e jashtëm, mësimi i lëndëve të ndryshme ndodhë në natyrë dhe mjedis të hapur.