Asset 7

Shkolla e Mesme e Lartë

Klasa 10 deri 12

Shkolla Mesme përfshinë drejtimin e përgjithshëm dhe profesional

Klasët 10-të deri 12-të

 

Roli i shkollës së mesme të lartë është të forcojë edukimin në rrafshin e gjerë. Në ciklin e mesëm, edukimi i përgjithshëm përbëhet nga vlera, njohuria, shkathtësia, qëndrimet dhe vullneti për t’i mundësuar individëve të zotrojnë një mendim kritik dhe të pavarur për të vepruar me përgjegjësi, dashamirësi, komoditet dhe sukses.

Gjatë shkollës së mesme, nxënësi fiton njohuri dhe përvojë relevante për njerëzit, kulturat, natyrën dhe shoqërinë.

Mësimi në shkollën e mesme e pasuron nxënësin për të kuptuar ndërvarësitë komplekse në jetë për të strukturuar fenomenet e ndryshme.

Niveli i shkollës së mesme është një detyrë mësimore dhe edukative. Gjatë edukimit, nxënësi ndërton identitetin e tij, pjesën njerëzore dhe botëkuptimin e tij për jetën. Në të njëjtën kohë, nxënësit zhvillojnë marrëdhëniet e tyre me të kaluarën dhe përqendrohen te e ardhmja. Arsimi fillor thellon interesin e nxënësit në botën e shkencave dhe arteve dhe i zhvillon aftësitë në jetë dhe praktikat e mira në punë.

Shkolla e mesme e lartë udhëzon nxënësin të përgatisë planet e ardhshme dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës.